Gol i anuluar për një centimetër: VAR anulon shënimin e Sarr pasi hunda e tij ishte në pozitë jashtë loje

Sulmuesit të Crystal Palace, Ismaila Sarr, iu anulua një gol në ndeshjen kundër Tottenham pas një vendimi të diskutueshëm të VAR-it në Ligën Premier. Sarr dukej se kishte shënuar golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 29-të, pasi depërtoi drejt portës dhe realizoi me një goditje që u devijua para se të përfundonte në rrjetë. Megjithatë, pas golit ndërhynë zyrtarët e VAR-it për të kontrolluar pozicionin e tij në momentin e aksionit. Pas një verifikimi të gjatë me vijat e teknologjisë, u konstatua se hunda dhe një pjesë e fytyrës së Sarr ishin në pozicion jashtë loje gjatë ndërtimit të aksionit. Crystal Palace were THIS close to taking the lead against Spurs ? Oliver Glasner was not happy with the VAR decision pic.twitter.com/k8BXcirxaL — Football on TNT Sports (@footballontnt) March 5, 2026 Për këtë arsye, goli u anulua, vendim që shkaktoi pakënaqësi te trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner. Megjithatë, “Shqiponjat” reaguan fuqishëm në pjesën e parë. Edhe pse ishin në disavantazh 1-0, ato përmbysën rezultatin në 3-1. ?????? ISMAILA SARR OPENS THE SCORING FOR CRYSTAL PALACE! Tottenham 0-1 Crystal Palace. pic.twitter.com/xEcKiMXOhr — i am BTC PRO⭐️✝️? (@FUTUREYRN001) March 5, 2026 Sarr realizoi nga penalltia, ndikoi në përjashtimin me karton të kuq të mbrojtësit të Tottenhamit, Micky van de Ven, dhe më pas shënoi edhe një gol tjetër nga loja e hapur para përfundimit të pjesës së parë. /Telegrafi/