Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Ura Dervishbeg në Shkodër. Shtetasi Izvin Gucia ka qëlluar me armë zjarri në afërsi të një ambienti servis. Sipas policisë për pasojë është plagosur 45-vjeçari Genc Hoxha. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.