“Ai ka gjithçka”, Lewandowski flet për potencialin e jashtëzakonshëm që ka ylli i Barcelonës

Robert Lewandowski ka folur së fundmi për bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Marcus Rashford, duke vlerësuar talentin, etikën e punës dhe karakterin e sulmuesit anglez. Nga përshtypjet në stërvitje deri te ndeshjet e ping-pongut në dhomën e zhveshjes, Lewandowski ka zbuluar se besimi dhe mbështetja janë dy çelësat kryesorë për të nxjerrë në pah potencialin e madh të Rashford. Në një intervistë për Sky Sports , Lewandowski tha se anglezi ka cilësi të jashtëzakonshme dhe mund të japë shumë më tepër nëse ndjen besimin e ekipit. “Pas disa seancave stërvitore, jo, nuk më ka befasuar. Ai ka potencial të madh. Ka gjithçka - shpejtësi, teknikë, goditje, këmbë të majtë dhe të djathtë, aftësi individuale. Marcus është ai lloj lojtari që, nëse i jep besim dhe ai e ndien se beson tek ai, mund të të japë edhe 200 për qind”. Lewandowski thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen e tij te Barcelona Ky vlerësim thekson edhe rolin e Lewandowskit si një figurë mentori brenda skuadrës, duke ndihmuar jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në zhvillimin personal të bashkëlojtarëve më të rinj. Përtej futbollit, Lewandowski ka folur edhe për personalitetin e Rashford, duke e përshkruar atë si një person shumë të sjellshëm që funksionon më mirë kur ka mbështetje rreth vetes. Të dy kalojnë kohë edhe jashtë fushës, madje luajnë edhe ping-pong në dhomën e zhveshjes. “Ai është një djalë shumë i mirë. Ne flasim shpesh sepse ulemi pranë njëri-tjetrit në dhomën e zhveshjes. Madje luajmë edhe ping-pong”. “Shoh se është shumë i sjellshëm dhe i mirë, por ndoshta pikërisht për këtë arsye ka nevojë që dikush ta mbështesë. Nëse e ka këtë besim, ai mund të luajë futbollin e tij më të mirë dhe në nivelin më të lartë”, ka deklaruar polaku./ Telegrafi /