Haxhiu i drejtohet Kushtetueses për procedurën e zgjedhjes së presidentit

Kryetarja e Kuvendi i Kosovës , Albulena Haxhiu , ka bërë të ditur se i janë drejtuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e presidentit të Kosovës . Sipas saj, përmes kësaj kërkese është kërkuar gjithashtu që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit. S'ka kuorum, ndërpritet seanca për presidentin "Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit", ka shkruar Haxhiu. Haxhiu ka njoftuar se lidhur me këtë veprim është informuar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu ./Telegrafi/