Haxhiu iu drejtua Kushtetueses për zgjedhjen e presidentit – kjo është shkresa e plotë Kuvendi i Kosovës të enjten ndërpreu seancën për zgjedhjen e presidentit të ri për shkak të mungesë së kuorumit. Në seancë ishin të pranishëm vetëm 66 deputetë, shumë më pak se numri i nevojshëm për të arritur kuorumin. E pas ndërprerjes së seancës për zgjedhjen e presidentit të ri, kryetarja e Kuvendi i Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se i janë drejtuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Sipas saj, përmes kësaj kërkese është kërkuar gjithashtu që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit. "Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit", ka shkruar Haxhiu. Kryetarja e Kuvendit po ashtu ka njoftuar se lidhur me këtë veprim është informuar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu. Por, çfarë thuhet në shkresën drejtuar Kushtetueses?