Artistja shqiptare Bebe Rexha ka publikuar këngën më të re dhe të shumëpritur “New Religion”, pjesë e albumit të saj të ardhshëm “Dirty Blonde”. Ky projekt i ri muzikor po tërheq vëmendje të madhe nga fansat e artistes derisa shënon një tjetër hap në karrierën e artistes, e cila vazhdon të sjellë risi në skenën ndërkombëtare të muzikës pop. Edhe pse albumi i plotë ende nuk është publikuar, deri më tani janë lansuar vetëm tre këngë. Mes tyre është edhe Çike Çike, një këngë që përfshin edhe fragmente në gjuhën shqipe. Ndonëse “New Religion” është pritur me shumë entuziazëm nga fansat, interes të veçantë ka ngjallur edhe Çike Çike, sidomos te publiku shqiptar. Kjo për shkak se kënga përmban fraza në shqip, duke e bërë edhe më të afërt me audiencën shqiptare. Falë këtij elementi, kënga është bërë virale në mesin e fansave shqiptarë, të cilët e kanë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke e kthyer në pjesë të një trendi të ri online. Publikimi i plotë i albumit të ri nga Bebe Rexha pritet të ndodhë gjatë muajve në vijim.