Për herë të parë në historinë e saj, Prishtina bëhet pjesë e eksperiencës globale X nga Adriatique. Pas organizimeve të suksesshme në rajon dhe eventeve që kanë vendosur standard të ri për produksionin dhe përmasën e skenës elektronike, Sono ka konfirmuar zyrtarisht eventin e radhës. Pas mbrëmjeve që lanë gjurmë në Shqipëri me artistë ndërkombëtarë si Keinemusik, Bedouin, WhoMadeWho, Shimza etj këtë verë po vijne edhe në Prishtinë, me një nga konceptet më të kërkuara aktualisht në skenën globale. Eventi do të mbahet në Prishtina Mall , nga ora 18:00 deri në 06:00, në një format 12 orësh me produksion të plotë ndërkombëtar. X është projekti i krijuar nga dyshja e njohur globalisht Adriatique që është prezantuar në disa nga qytetet dhe skenat më të mëdha në botë. I njohur për standardin e lartë të zërit, strukturën e ndërtuar me kujdes të mbrëmjes dhe identitetin e qartë vizual, ky koncept ka krijuar pritshmëri të larta në çdo destinacion ku ka qene. Tashmë, për herë të parë, kjo eksperiencë prezantohet në Kosovë. Në lineup do të jetë Adriatique , së bashku me 5 artistë të tjerë të cilët do të shpallen së shpejti, të përzgjedhur për të kompletuar udhëtimin muzikor të natës. 11 Korriku pritet të shënojë një moment të rëndësishëm për skenën elektronike në rajon. Detajet e eventit: Data: 11 Korrik 2026 Vendi: Prishtina Mall, Prishtinë, Kosovë Ora: 18:00 -06:00 Lineup: Adriatique + 5 TBA Tickets: sono.international View this post on Instagram A post shared by Adriatique (@adriatique)