Gjykata Kushtetuese i kthen përgjigje kryeparlamentares

Gjykata Kushtetuese i është përgjigjur kryeparlamenatres Albulena Haxhiu, e cila dje ka dërguar një lëndë për shqyrtim në këtë institucion. Përmes një shkrese kjo gjykatë e ka njoftuar Haxhiun se ka regjistruar kërkesën K.068/26, e cila është parashtruar nga ajo dhe 9 deputetë të Kuvendit të Kosovës. lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së “Procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”. Haxhiu njofton deputetët për dekretin e presidentes për shpërbërjen e Kuvendit Në këtë shkresë, thuhet se deputetët e Kuvendit mund t`i paraqesin komentet e tyre me shkrim për këtë çështje deri më 9 mars 2026.