Sipas Diario Sport, Barcelona ka kërkuar informacione rreth mbrojtësit të Romës para afatit të verës për transferime. Drejtuesit e klubit katalanas po prioritizojnë një mbrojtës qendror me këmbën e majtë për të forcuar zemrën e mbrojtjes pas largimit të Inigo Martinez. Mbrojtësi 26-vjeçar përmbush disa kërkesa kyçe - i gjatë, i fortë në shpërndarjen e topit, me këmbën e majtë dhe fizikisht mbresëlënës, cilësi që stafi teknik i vlerëson shumë. Ai ka qenë titullar i rregullt te Roma këtë sezon, duke luajtur 31 ndeshje zyrtare (2,511 minuta), duke shënuar 3 gola dhe mbledhur 6 kartonë të verdhë. Burime nga Roma konfirmojnë se nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë nga Barcelona, dhe klubi katalanas ka kontaktuar vetëm përfaqësuesit e tij për të vlerësuar situatën e kontratës dhe pozicionin e lojtarit në treg. Interesi i Barcelonës mbetet ende eksplorues në këtë faze, nuk ka negociata të hapura apo qëllim të qartë për transferim. Barcelona nis bisedimet me agjentin e yllit të Tottenhamit Vendimi për çdo lëvizje të mundshme do të varet shumë nga respektimi i rregullave të 'Fair-play financiar' dhe nga aftësia e klubit për të arritur rregullën 1:1 për transferimet. Ai tashmë e njeh “Camp Nou”, pasi luajti kundër Barcelonës me Eintracht Frankfurt në Ligën e Evropës në vitin 2022, ku ekipi i tij fitoi 3-2 (3-4 në total), para se të merrte karton të kuq në fund të ndeshjes./ Telegrafi /