Çifti Einxhel Shkira dhe DJ Dagz ishin të ftuarit e radhës në emisionin e Arbana Osmanit, Mirëmbrëma Yje . Gjatë intervistës, DJ Dagz u përkushtua në kuzhinë duke gatuar për mysafirët, një detyrë që zakonisht Arbana e kryente vetë. Ndërkohë, Einxhel dhe Arbana biseduan për eksperiencën e tyre në Big Brother , si dhe për punën në televizion. Mirembrema Yje/YouTube Einxhel rrëfeu se disa projekte i kishte refuzuar për shkak të shtatzënive. Më pas, ajo i tha Arbanës: “S’do të rikthehesh në televizion ti? Duhet dikush të të bëjë pyetje edhe ty”. Arbana u përgjigj me buzëqeshje: “Shiko, mua kjo gjë këtu më jep shumë kënaqësi, realisht”. Einxhel: “Kjo është shtëpia jote, je vetë Zot vetë shkop”. Arbana: “Është shumë ‘chill’. Jo se më ka penguar mua puna në televizion. Në televizion jam kënaqur dhe kam kaluar ca nga vitet më të bukura të jetës sime. Dhe kam vetëm kujtime të bukura nga televizioni dhe jam shumë e lumtur që e kam bërë atë rrugëtim për aq sa ka zgjatur”. Kur Einxhel pyeti nëse kjo do të thotë se Arbana nuk do t’i kthehej kurrë televizionit, Arbana tha: “Jo, mund t’i rikthehem televizionit në një moment tjetër, por po them që për momentin jam shumë rehat këtu. Pastaj nëse do të kem dëshirë të rikthehem në televizion dhe do të më marrin, se mund të më thonë ‘po tani s’duam ne.’” Einxhel komentoi me humor: “Nuk besoj që mund të të ndodhë kjo e fundit, por mendoj që kjo është gjëja që ty të fle më së shumti në shpirt”. Ky moment tregon qartë se për Arbana Osmanin, televizioni ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës së saj, por për momentin ajo ndihet e kënaqur dhe e qetë me rrugën e saj aktuale. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com