Modelja dhe aktorja, Cara Delevingne, u shfaq e qetë dhe e lumtur pranë të dashurës së saj, këngëtares Minke, gjatë ndarjes së çmimeve GLAAD Awards të enjten në Beverly Hilton, Los Angeles. Cara 33-vjeçare shkëlqeu me një fustan të zi me kapuç, ndërsa Minke zgjodhi një kostum të zi që nxirrte në pah siluetën e saj të hollë. Pamjet nga eventi treguan çiftin duke përkëdhelur dhe përqafuar njëri-tjetrin përpara se të uleshin në ceremoninë e çmimeve, shkruan DailyMail. Ndër të nderuarit kryesorë këtë vit ishin Quinta Brunson, e cila mori Çmimin Vanguard për mbështetjen e komunitetit LGBTQ, dhe Bowen Yang me Matt Rogers, të cilët morën Çmimin Stephen F. Kolzak për ndikimin e tyre në dukshmërinë LGBTQ në media. Ceremoninë e prezantoi Jonathan Bennett dhe performoi Demi Lovato. Cara dhe Minke janë takuar për herë të parë në shkollën me konvikt Bedales në Hampshire, por nisën të dilnin vetëm në vitin 2022 pas një ribashkimi në një koncert të Alanis Morissette. Cara ka pohuar se Minke e ka ndihmuar në rrugën e saj për t’u larguar nga alkooli, duke e përkrahur në mënyrë të veçantë. Ajo i tha Elle UK në 2024: “E dashura ime ka qenë vërtet e mrekullueshme duke më prezantuar me shumë gjëra dhe njerëz”. /Telegrafi/