" T'kam ty mama" një dedikim i ëmbël vjen shumë shpejt nga David Dreshaj

Artisti, David Dreshaj ka përgatitur projektin e tij më të fundit, një këngë kushtuar nënës, me titullin “T’kam ty mama”. Projekti vjen pas dedikimit të veçantë që ai i kishte bërë motrës së tij në dasmën e saj dhe pritet të publikohet më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Producent dhe përgjegjës për muzikën, melodinë dhe beat-in është Darko Dimitrov, ndërsa teksti është punuar nga Elinel, Muma dhe vetë David Dreshaj. David Dreshaj Po ashtu, Darko është kujdesur edhe për regjistrimin e këngës. Videoklipi është realizuar nga Mars Studio nën drejtimin e Endrit Rrahimit. Kënga do të publikohet në platformat muzikore, duke shënuar një dedikim të veçantë për nënat dhe të dashurit tanë më të shtrenjtë. /Telegrafi/ David Dreshaj David Dreshaj David Dreshaj