Ky qen doli për herë të parë në shi, pamja është tepër e ëmbël

Një video shumë e ëmbël e një këlyshi Golden Retriever që përjeton shiun për herë të parë është bërë virale në Instagram. Videoja tregon një qenush të quajtur Rowan, reagimi i të cilit ndaj pikave të shiut është një përzierje kurioziteti dhe hutimi, ndërsa gjithçka është regjistruar nga pronarja e tij. Duket se Rowan është njëkohësisht i argëtuar dhe i habitur nga kushtet e motit, të cilat për të janë diçka krejtësisht e re. Në fillim të videos, ku Rowan shihet duke ecur në shi të fortë, shfaqet mbishkrimi “herën e parë që sheh shiun.” Këlyshi përpiqet të kuptojë se çfarë po ndodh rreth tij. See on Instagram Në një moment, kurioziteti e pushton dhe ai përpiqet menjëherë ta “provojë” shiun. Në video shihet duke lëpirë rrugën, sikur po analizon lëngun në tokë. Në fund të videos, Rowan ulet pranë rrugës dhe shikon drejt qiellit, ndërsa teksti në ekran sugjeron se ai ka disa “pyetje” për motin. Pronarja e tij në përshkrimin e videos ka shkruar se “për herë të parë mund t’ia tregoj botën”. Videoja ka emocionuar shumë shikues, të cilët në komente e kanë quajtur Rowan “qenushin më të ëmbël”, duke lënë zemra dhe emoji. /Telegrafi/