Liverpooli ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Wolvesi për t’u kualifikuar në 1/8 e finales për FA Cup. “Reds” zhvilluan një paraqitje fantastike për të triumfuar me rezultat 1-3. Andy Robertson pas asistimit të Curtis jones shënoi për të kaluar “Reds” në epërsi (51’). Ndërsa, vetëm dy minuta më vonë ai asistoi për Mohamed Salah, i cili dyfishoi epërsinë (53’). Ndërkohë, fitoren e Liverpoolit dhe njëkohësisht kualifikimin e siguroi Curtis Jones pas asistimit të Gravenberch (74’). E tëra që bëri Wolves ishte goli i nderit falë Hwang Hee-Chan (90+1’). Liverpooli kësisoj siguron kualifikimin në 1/8 e finales dhe kundërshtarin do ta mësojë pas hedhjes së shortit./ Telegrafi /