Madonna, 67 vjeçe, ka modeluar një fustan nusërie të veçantë për fushatën e re të Dolce & Gabbana, duke rikujtuar videoklipin e saj ikonik të vitit 1984 për këngën Like A Virgin . Pamja e saj përfshinte doreza me dantella, një vello delikate, bluzë me korse dhe dekolte të rrumbullakët, çorape rrjetë dhe taka të bardha. Madonna ka shërbyer si modele për koleksionet e 2025 dhe 2026 të Dolce & Gabbana, dhe kohët e fundit u shfaq pranë Anna Wintour gjatë Javës së Modës në Milano, së bashku me të dashurin e saj, Akeem Morris, shkruan DailyMail. Madonna ka qenë ikonë e Dolce & Gabbana që nga vitet 1990, duke përfshirë momentet e njohura me korse të zbukuruara me gurë dhe kristale, kostume për turnetë Erotica dhe Drowned World , dhe paraqitjen e saj për koleksionin Pranverë-Verë 2025 me vello dantelle. Koleksioni i ardhshëm Vjeshtë-Dimër 2026-27 përmban fustane dhe funde transparente me dantella, kostume me vija të gjera dhe shpatulla të mëdha, gëzofe artificiale dhe printime kafshësh, që të kujtojnë estetikën ikonike të Madonnës dhe videoklipin e saj Vogue . Gjatë sfilatës, Madonna mbante flokët të lirshëm, xhaketë të zezë mbi një fustan të shkurtër të errët dhe doreza lëkure ngjyrë bruz. Ajo ishte në rreshtin e parë duke ndjekur me vëmendje shfaqjen, ndërsa pas mbylljes së saj, stilistët Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana e përqafuan dhe e shoqëruan pas skenës. /Telegrafi/