Izraeli goditi rëndë Iranin dhe Libanin

Izraeli ka bombarduar rëndë këtë mëngjes kryeqytetin e Iranit, Teheranin dhe kryeqytetin e Libanit, Bejrutin, ndërsa po përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, në Dubai njerëzit dëgjuan disa shpërthime herët në mëngjes. Zhvillimet e fundit nga përplasjet ushtarake në Lindjen e Mesme Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftuan se bëhej fjalë për një incident të vogël të shkaktuar nga rënia e mbetjeve pas interceptimit të raketave ose dronëve. Banorët në Dubai morën gjithashtu njoftime alarmi në telefonat mobilë për një kërcënim të mundshëm raketor, dhe autoritetet u kërkuan qytetarëve të gjenin menjëherë strehim. Sipas raportimeve, vendet e Gjirit kanë njoftuar se kanë interceptuar raketa balistike dhe dronë të rinj pasi Irani nisi një tjetër valë sulmesh hakmarrëse në rajon. Numri i viktimave po rritet - të paktën 1230 persona janë vrarë në Iran, më shumë se 200 në Liban dhe rreth dhjetë në Izrael. Po ashtu raportohet se gjashtë ushtarë amerikanë kanë humbur jetën. Ndërkohë, administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka miratuar një shitje të re armësh për Izraelin me vlerë 151 milionë dollarë, ndërsa ai deklaroi se nuk do të negociojë me Iranin pa “dorëzim të pakushtëzuar”. Konflikti vazhdon të intensifikohet dhe nuk ka shenja se lufta do të përfundojë së shpejti. /Telegrafi/