Trump diskuton mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Iran

Donald Trump ka “shprehur privatisht interes serioz” për dërgimin e trupave tokësore amerikane. Presidenti amerikan ka shprehur privatisht interes serioz për dërgimin e trupave amerikane në terren brenda Iranit, kanë thënë burime për partnerin amerikan të Sky News , NBC News. Ai e ka diskutuar këtë mundësi me këshilltarët dhe me zyrtarët republikanë jashtë Shtëpisë së Bardhë, ndërsa ka paraqitur edhe vizionin e tij për një Iran pas përfundimit të konfliktit. Gjithçka që po ndodh në Lindjen e Mesme - Izraeli po vazhdon bombardimet, Irani po kundërpërgjigjet Sipas këtij vizioni, uraniumi i Iranit do të sigurohej dhe SHBA-ja do të bashkëpunonte me një regjim të ri iranian për prodhimin e naftës, në një mënyrë të ngjashme me bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Venezuelës, thuhet në raport. Komentet e Trumpit për interesin në dërgimin e trupave tokësore nuk janë fokusuar në një pushtim të madh ushtarak të Iranit. Përkundrazi, diskutimet janë përqendruar në idenë e një kontingjenti të vogël trupash amerikane që do të dërgoheshin për qëllime të veçanta strategjike, sipas personave që kanë dijeni për këto bisedime. Ndryshe, Trump ka deklaruar se është i gatshëm që të ndihmojë kurdët në rast të një inkuizicioni të tyre. /Telegrafi/