Moti në fundjavë, në ultësira mëngjeset me mjegull

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se fundjava do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. IHK njofton se të shtunën në mëngjes nëpër ultësira mund të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë nga -2 deri 0 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 14 deri në 17 gradë. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-4m/s. Ndërkaq, për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale 14-16 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/