Superliga e Kosovës: Vetëm një ndeshje luhet sot

Sot (e shtunë) fillon xhiro e 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku vetëm një ndeshje ka në orar për ditën e sotme (e shtunë). Java a e 23-të nis sot me një ndeshje, të dielën luhet një tjetër, teksa tri takime janë paraparë për ditën e hënë. Ndeshja e vetme e ditës së sotme është ajo në mes të Dritës dhe Prishtinës së Re, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan. Njëri nga dy liderët së bashku me Ballkanin synon ta shfrytëzoj terrenin vendas për të marrë fitoren e radhës dhe për të mbajtur pozitën e parë. Kjo ndeshja është paraparë të fillojë nga ora 13:00, ndërsa Valon Bajgora është gjyqtar kryesor, i ndihmuar nga Drilon Rexhepi dhe Pashtrik Burrniku si anësor. /Telegrafi/