“Vërtet zhgënjyese”, Torres: Kosova përballet me pasiguri të re politike

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras ka reaguar pasi të enjten Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjidhte presidentin e ri, ndërsa të premten në orët e mëngjesit, presidentja e vendit, Vjosa Osmani e shpërndau Kuvendin e Kosovës. E pas kësaj, ka reaguar raportuesi i Parlamentit të Kosovës, Riho Terras. Ai në një postim në platformën X shkruan se kjo është serioze dhe zhgënjyese. “Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin. Kjo është një pengesë serioze. Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, shkruan Terras. Ndryshe, të premten, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka nxjerr dekretin që të shpërndajë Kuvendin e Kosovës dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Kosova në zgjedhje, presidentja Osmani shpërndan Kuvendin Sipas saj, nëpërmjet këtij dekreti ka kryer detyrimin e saj që është përcaktuar me Kushtetutë. Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është informuar përmes mediave për dekretin lidhur me shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës. Kurti: Nuk është përmbushur kriteri prej 60 ditësh për t’u shpërndarë Kuvendi Sipas tij, nga momenti i fillimit të procedurave për zgjedhjen e presidentit, Kushtetuta parasheh një afat prej 60 ditësh që duhet të kalojnë para se të mund të shpërndahet Kuvendi. “Ka afat 60-ditor për t’u zgjedhur presidenti dhe ne kemi qenë në sallën e Kuvendit vetëm 30 minuta”, tha Kurti. /Telegrafi/ ⚠️ #Kosovo National Assembly failed to elect the President. It is a serious setback. Instead of stability, the country faces new political uncertainty. Truly disappointing. @EU_Commission @Europarl_EN @EPPGroup pic.twitter.com/bVrV9emaK6 — Riho Terras (@RihoTerras) March 6, 2026