Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një arsimtar në Mamushë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar në nxënës. Rasti ka ndodhur të premten, në ora 10:30, ndërkaq është cilësuar si “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, lëndim trupor”. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, arsimtar i shkollës fillore i cili ka keqtrajtuar një nxënës”, thuhet në raport. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar në shërim shtëpiak. Me vendim të prokurorit i dyshuari është në ndalim policor. /Telegrafi/