Një burrë nga Malajzia po njihet nga Guinness World Records për faktin se ka 42 dhëmbë në gojë – 10 më shumë se numri mesatar i një personi. Prathab Muniandy i tha organizatës së rekordeve se për herë të parë e kuptoi se diçka ishte e pazakontë me dhëmbët e tij disa vite më parë. “E vura re këtë për herë të parë në vitin 2021 gjatë një mbledhjeje familjare për çaj, kur i thashë familjes sime se dukej sikur po më rriteshin dhëmbë shtesë”, tha ai. “I numëruam bashkë dhe zbuluam se në atë kohë kisha 38 dhëmbë. Një radiografi dentare më pas tregoi se kishte edhe katër dhëmbë të tjerë që ende nuk kishin dalë. Në fillim të vitit 2023 kuptova se kisha gjithsej 42 dhëmbë. Për fat të mirë, shumica e dhëmbëve janë rritur drejt dhe pa komplikime”, shtoi 33-vjeçari. 198K views · 1.2K reactions | Most teeth in a person's mouth ? 42 by Prathab Muniandy “People are usually very surprised and initially find it hard to believe," says Prathab from Klang in Selangor, Malaysia, "especially when they learn that I have 10 more teeth than the average person, who typically has 32 teeth.” | Guinness World Records www.facebook.com Muniandy tha se dhëmbët shtesë nuk i shkaktojnë probleme dhe shumica e njerëzve nuk e vënë re këtë derisa ai vetë e përmend. “Njerëzit zakonisht habiten shumë dhe në fillim e kanë të vështirë ta besojnë, sidomos kur mësojnë se kam 10 dhëmbë më shumë se një person mesatar, i cili zakonisht ka 32 dhëmbë”, tha ai. Muniandy shtoi se dentistët që ekzaminuan dhëmbët e tij për aplikimin në Guinness i dhanë edhe një lajm të habitshëm – ai ka edhe dy dhëmbë të tjerë që ende nuk kanë dalë. Ai u shpall zyrtarisht mbajtësi i rekordit për numrin më të madh të dhëmbëve në gojën e një personi (meshkuj). Versioni për femra i rekordit mbahet nga Kalpana Balan nga India, e cila ka 38 dhëmbë. /Telegrafi/