Zyrtarët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit kanë zbuluar 150 mijë funte britanike të padeklaruara gjatë kontrollit të një pasagjeri, shtetas i huaj, i cili po udhëtonte drejt Londrës, njoftoi Drejtoria e Doganave, transmeton Portalb.mk. Paratë janë gjetur gjatë një kontrolli të rregullt dhe, sipas njoftimit, ato nuk ishin deklaruar në përputhje me detyrimet ligjore. […]