Një amerikan po kalonte pranë vendit të aksidentit, agjentët e imigracionit e vranë në Texas

Një agjent i Shërbimit për Doganën dhe Imigracionin (ICE) kishte qëlluar për vdekje 23-vjeçarin Ruben Ray Martinez. Autoritetet vitin e kaluar thanë se përdorën armën “në vetëmbrojtje”, pasi sipas tyre Martinez kishte shpejtuar drejt agjentit, shkruan bbc. Megjithatë, një video e re nga kamera e policisë sfidon këtë version: vetura e Martinez duket se po lëvizte ngadalë dhe dritat e frenimit ishin ndezur, duke mos dhënë shenja të një rreziku të menjëhershëm. Avokatët e familjes thonë se vrasja ishte e parakohshme dhe se Martinez nuk goditi askënd. Një jurie e madhe në Teksas refuzoi të ngrejë akuza ndaj agjentit që qëlloi, ndërsa familja kërkon ndryshime në praktikat e agjencive të zbatimit të ligjit. Ky incident ka ngjallur debate mbi përdorimin e forcës nga agjentët e ICE, duke u shtuar një valë shqetësimesh pas disa rasteve të ngjashme në SHBA. /Telegrafi/