Real Madrid po planifikon të adresojë disa sektorë të skuadrës së Alvaro Arbeloas gjatë afatit kalimtar veror. Një nga prioritetet kryesore është mesfusha, ku drejtuesit e klubit janë gati më në fund të mbushin boshllëkun e lënë nga largimet e Toni Kroos dhe Luka Modric. Në muajt e fundit, zyrtarët e Real Madridit kanë hartuar një listë me disa objektiva për këtë repart. Rodri konsiderohet si dëshira kryesore, por duke qenë se Manchester City nuk ka ndërmend ta shesë fituesin e Topit të Artë, drejtuesit madrilenë po shqyrtojnë alternativa të tjera, ku përfshihen Adam Wharton dhe Chema Andres. Së fundmi, në këtë listë është shtuar edhe një emër i ri: Sandro Tonali. Sipas gazetarit Nicolo Schira, një delegacion skautësh nga Real Madrid ka udhëtuar këtë javë drejt Anglisë për të vëzhguar nga afër mesfushorin e Newcastle United, i cili pritet të luajë të shtunën kundër Manchester Cityt. Tonali ka qenë një nga lojtarët më të dalluar në Ligën Premier që nga rikthimi i tij në gusht të vitit 2024 pas një pezullimi prej 10 muajsh për shkelje që lidhen me bastet sportive. Real Madrid ka mbetur shumë i impresionuar nga paraqitjet e tij, ndërsa përvoja ndërkombëtare, aftësia për të dirigjuar lojën dhe mosha që e vendos ende në kulmin e pjekurisë sportive e bëjnë atë një opsion serioz për të forcuar mesfushën e skuadrës madrilene. Kërkohet nga Man Utd, Arsenali e Juventusi – Newcastle kërkon vlerë të çmendur për Sandro Tonalin Megjithatë, Newcastle nuk pritet ta lejojë lehtë largimin e tij. Më herët ishte raportuar se reprezentuesi italian kishte kontratë deri në vitin 2028, por më vonë u bë e ditur se marrëveshja e tij është zgjatur edhe për dy vite të tjera, deri në 2030, çka do të thotë se klubi anglez nuk është nën presion për ta shitur./ Telegrafi /