Manchester City ka filluar të përgatitet për një skenar që deri pak kohë më parë dukej i pamundur: largimin e mundshëm të Rodrit gjatë afatit kalimtar të verës. Mesfushori spanjoll, një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës në vitet e fundit, është ndër objektivat kryesorë të Real Madrid, gjë që ka detyruar klubin anglez të nisë kërkimin për alternativa të mundshme në treg. Drejtuesit e Manchester Cityt nuk duan të improvizojnë dhe kanë filluar analizimin e profileve që mund të përballojnë sfidën e madhe për të zëvendësuar fituesin e Topit të Artë. Një nga emrat që ka fituar shumë terren në javët e fundit është Adam Wharton. Mesfushori i ri i Crystal Palace është shndërruar në një nga talentet më premtues në Ligën Premier. Man City në dijeni të interesimit të Real Madridit për yllin e tyre Vetëm 22 vjeç, Wharton ka treguar pjekuri të madhe në lojë, duke u dalluar për aftësinë për të organizuar aksionet nga prapavija dhe për të kontrolluar ritmin e ndeshjeve. Vizioni i tij në lojë, saktësia në pasime dhe inteligjenca taktike kanë tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha evropiane. Manchester City beson se profili i tij përshtatet në mënyrë perfekte me stilin e lojës që ka karakterizuar skuadrën në vitet e fundit. Aktualisht, klubi anglez po e monitoron nga afër situatën e Rodrit. Nëse Real Madrid vendos të bëjë një lëvizje konkrete dhe lojtari zgjedh të kërkojë një sfidë të re, atëherë Manchester City pritet të aktivizojë planin e tij për përforcimin e mesfushës./ Telegrafi /