Ryan Gravenberch ka vendosur të vazhdojë të ardhmen e tij te Liverpool, duke nënshkruar një kontratë të re gjashtëvjeçare me klubin anglez. Mesfushori holandez kishte kontratë deri në vitin 2028, por marrëveshja e re e cila zgjat deri në fund të sezonit 2031/32, vjen si shpërblim për zhvillimin dhe paraqitjet e tij mbresëlënëse. Që nga transferimi nga Bayern Munich në verën e vitit 2023 për rreth 40 milionë euro, Gravenberch ka zhvilluar 123 ndeshje me fanellën e Liverpoolit. “Jam shumë krenar që zgjata kontratën time me një klub kaq të madh. Jam shumë i lumtur që do të qëndroj këtu edhe për shumë vite të tjera”. We're delighted to announce that Ryan Gravenberch has today signed a new long-term contract with the Reds — Liverpool FC (@LFC) March 7, 2026 “Ndjeva menjëherë besimin nga klubi dhe gjithashtu nga trajneri. Vendimi për mua ishte shumë i lehtë. Edhe familja ime është e lumtur këtu”. “Tani kemi pothuajse tre vjet që jetojmë këtu, kështu që e njoh gjithçka dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi”, ka deklaruar ai. 23-vjeçari këtë sezon ka zhvilluar 36 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë gjashtë asistime./ Telegrafi /