Arbër Hajdari ishte së fundmi i ftuar në një podcast, ku foli hapur për jetën e tij profesionale dhe për eksperiencën në spektaklin shumë të ndjekur Big Brother VIP Albania, ku ai mban rolin e opinionistit. Gjatë bisedës, ai ndau mendime për punën në televizion, për sfidat e këtij formati dhe për bashkëpunimin me moderatorët që kanë drejtuar spektaklin ndër vite. Gjatë intervistës, Hajdari u ndal edhe te dinamika që krijohet në studio dhe marrëdhëniet me figurat kryesore të programit. Screenshot/YouTube Ai u pyet se me cilin moderator e ka ndier veten më rehat gjatë spektaklit, me Ledion Liço apo me Arbana Osmani, dy prej figurave më të njohura të këtij formati. “Unë kam kaluar goxha kohë me të dy prej tyre edhe sigurisht që mendoj që janë të dy profesionistë. Por, unë e kam gjetur më mirë veten me Ledionin. Domethënë me Ledionin kemi arritur në një nivel komunikimi që nuk flasim fare jemi gjatë gjithë kohës komunikojmë vetëm me sy”. Më tutje Arbri shtoi: “Ledioni më pëlqen sepse është një njeri që të dëgjon mendimin, e respekton mendimin pavarësisht se mund të jetë kundër mendimit tënd dhe është shumë i edukuar, edhe kur ka dëshirë të të kundërshtojë është shumë i edukuar, dhe unë e kam gjetur më shumë veten, me më shumë kimi, me moderator Ledionin”. Deklarata e tij ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ndjekësve të spektaklit, pasi Big Brother VIP Albania mbetet një nga programet më të komentuara në ekranet shqiptare. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com