Për raportet midis presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti edhe qytetarët e thanë fjalën e tyre për KosovaPress. Disa sish shprehin pakënaqësi, të tjerë mendojnë se ky raport mund të ndikojë edhe në përçarje ndër qytetarë. Qytetari Mirsad Krasniqi i sheh zhgënjyese tensionet ndërmjet dy liderëve Osmanit dhe Kurtit. “[Raporti] Po shihet se është i tensionuar. Ndoshta ka pasur gjëra edhe më parë, por nuk kemi besuar apo nuk kemi dashur të besojmë. Vërtet janë raportet zhgënjyese për të ardhur keq....09:46... Unë po them që [të drejtë] ka Albini, sepse po ndalem po kthej mendjen shumë kohë mbrapa me thanë Albini e ndihmoj të bëhet edhe presidente. Kësaj radhe, fjala se nuk e ndihmoj, por nuk ishte faji, sepse nuk kishin numra. Ai i tha unë i kam 66 gjej ti 14 dhe domethënë nuk i gjeti, sepse asnjë parti nuk do ta votonte dhe u tregua se nuk e votonin asnjëri kushtimisht atë çka po propozon Vetëvendosja” , u shpreh Krasniqi. Një tjetër qytetar, Idriz Hoti, vlerëson se përplasjet mes presidentes dhe kryeministrit kanë shkaktuar përçarje edhe ndër qytetarë dhe se situata do të duhej të zgjidhej përmes dialogut. “Raporti në mes të Vjosës dhe Albinit e kanë çrregulluar dhe kanë bërë përçarje kombëtare, sepse një pjesë e madhe e përkrahin Albinin, një pjesë e madhe Vjosën. Ashtu që me pa pas dikush që i ofron, i pajton, do të ishte mirë e kështu qysh po shkojnë nuk është puna mirë”, tha ai. Një qytetar i Prishtinës, Halil Islami, është kritik ndaj presidentes Osmani. Është i mendimit se presidentja do të duhej të kishte marrë një vendim tjetër për të mos krijuar përplasje politike. “Sa i përket Vjosa Osmani, Vjosa e ka prerë në besë popullin dhe shtetin. E kam dëgjuar duke thënë pa u bërë presidente ju ka thëne grave te Xhamia e Llapit do të bëhem kurban i popullit e ajo nuk u bë kurban i popullit, po armike e popullit. Vjosa më mirë ka qenë të japë dorëheqje e me dalë me faqe të bardhë se sa të punojë kundër popullit e kundër shtetit.... 02:59 Albin Kurti ka [të drejtë] se Albin Kurtin e ka votuar populli, i ka 52% e tash me shkel kuvendin e me shkel popullin e shtetit tonë është marre për Vjosën”, tha Islami. Manxhuka i kundërpërgjigje PDK-së: LVV e kandidoi Konjufcën krejt në fund, në pritje të ndonjë marrëveshje me opozitën Një qytetar tjetër, që dëshiroi të mbetet anonim, tha se kryeministri Kurti ka marrë mbështetje të madhe nga votuesit dhe opozita po e pengon të ardhmen. “Tash për çdo gjë që po mundohet të bëj diçka në të ardhmen, opozita po e ndalon përherë. Prapëseprapë po ua lënë fajin Albinit. Tash opozita për çdo herë për çdo zgjedhje të diçka apo të dikujt ose në parlament ose për kryetaren tash këta janë t’u e mundue për me përul sa më poshtë te populli edhe me ardh disi në pushtet me të gjitha mjetet nuk po zgjedhin...Albin Kurti ka të drejtë se Albini po punon veç me rregulla e me ligj qysh duhet me punu.” , tha ai Presidentja Vjosa Osmani në mëngjesin e së premtes shpalli dekretin për shpërndarje të Kuvendit. Ndërsa në takimin me liderët politik të thirrur nga presidentja, kryeministri dhe kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti nuk mori pjesë, duke e cilësuar më vonë vendimine presidentes si jokushtetues.