“Orvajtje“ e zyrtarëve nga Tirana në Prishtinë, rivalitet nën rrogoz mes Ramës dhe Kurtit

Në vetëm 15 ditë, Prishtinën e vizituan katër zyrtarë nga më të lartët e Shqipërisë-kryeministri, presidenti, shefja e diplomacisë dhe njeriu i parë i parlamentit. Pavarësisht shkëmbimeve të mesazheve pozitive dhe energjike, sipas vlerësimeve të bashkëbiseduesve të Kosovo Onlajn, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk arrijnë nivelin që dëshirojnë qytetarët dhe janë të mira vetëm në sipërfaqe. Raportet personale të dy kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti, i konsiderojnë ende të tendosura dhe përafërsia e tyre nuk do të kontribuojë as në atë çka Prishtina dhe Tirana janë në të njëjtën llogore për çështjen e gjyqit të ish liderëve të UÇK në Hagë.