“Real Madridi këtë sezon mbetet pa trofe”, Shkumbin Pireva analizon ecurinë deritanishme të gjigantit spanjoll

Në episodin më të ri të podcastit Arena e Yjeve vjen analiza nga gazetaret e Telegrafit për ngjarjet në futbollin evropian si dhe në atë vendor. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis. Gazetari Shkumbin Pireva ka thënë se ai këtë sezon nuk e sheh Real Madridin duke triumfuar në ndonjë garë, me ç’rast e ka favorizuar Manchester Cityn për t’u kualifikuar tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Pireva gjithashtu tha se pak më të favorizuar e sheh edhe Paris Saint-Germainin në duelin që do ta zhvillojnë ndaj Chelseat. “Realin këtë sezon e shoh pa trofe, domethënë do të humb të gjitha garat. E nisën keq dhe po besoj që do të përfundojnë keq”. “Tek City e kemi parë një ngritje të lojës të nivelit të tyre në ndeshjet e fundit, kështu që po besoj që në këtë çift e shoh pak më të favorizuar Cityn”. “Ndërsa edhe në ndeshjen tjetër që thamë është një prej dy më të fortave, e shoh për një nuancë PSG-në prapë të favorizuar”, ka thënë Pireva. Episodi i plotë me gazetaret e Telegrafit mund të ndiqet në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube, ku secili segment ofron analiza të detajuara dhe diskutime të thella mbi futbollin evropian dhe vendor./ Telegrafi /