“Këto janë dy përballjet më të forta”, Lavdim Pireva flet për ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Në episodin më të ri të podcastit Arena e Yjeve vjen analiza nga gazetaret e Telegrafit për ngjarjet në futbollin evropian si dhe në atë vendor. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis. Gazetari Lavdim Pireva ka veçuar dy përballjet mes Paris Saint-Germain dhe Chelsea dhe Real Madrid dhe Manchester City, si dy më të fortat e Ligës së Kampionëve. Ai është ndalur gjithashtu për të analizuar edhe ecurinë e rezultateve që të dyja skuadrat kanë pasur deri më tani këtë sezon. “Sipas meje prej këtyre tetë ndeshjeve, dy janë shumë të forta. Është PSG me Chelsean, që e konsideroj si lojë të barabartë dhe Real Madridi me Manchester Cityn”. “Tash kjo loja e dytë nëse kishte qenë para 5-6 viteve, do të ishte ndoshta një finale shumë e fortë, por sot si po vijnë në këtë pjesë të ligës, dyjat me shumë mungesa, mungesë në lojë”. “City ka bërë shumë transferime, po lojën që dijnë ta bëjnë dhe ta shtrojnë nuk janë duke e arritur si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve”. “Reali në anën tjetër me ndryshim të trajnerit, i bëri disa fitore por prapë u fut në një mini-krizë kisha thënë, edhe të rezultateve edhe të lëndimeve”, ka thënë Pireva. Episodi i plotë me gazetaret e Telegrafit mund të ndiqet në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube, ku secili segment ofron analiza të detajuara dhe diskutime të thella mbi futbollin evropian dhe vendor./ Telegrafi /