Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, tërhoqi vëmendjen me paraqitjen dhe performancën e saj në Formula 1 Australian Grand Prix 2026. Artistja u ngjit në skenë të shtunën duke dhuruar një performancë energjike që u prit me entuziazëm nga publiku. Rita u shfaq me një veshje të guximshme dhe elegante: çorape transparente, çizme lëkure me lidhëse, të brendshme të zeza prej lëkure dhe një rrip të bardhë. Ajo e kompletoi pamjen me një xhaketë me kuadrate bardhë e zi dhe vathë të mëdhenj argjendi, duke sjellë një stil modern dhe skenik. Së fundmi, Rita ka folur edhe për jetën e saj personale dhe martesën me regjisorin Taika Waititi. Këngëtarja ka treguar se miqësia e fortë mes tyre është baza e marrëdhënies së tyre. Çifti u martua në një ceremoni private në vitin 2022 në Los Angeles. Ajo është gjithashtu njerkë e dy vajzave të Taikës dhe ka thënë se ky rol i ka ndryshuar perspektivën për jetën, duke e bërë të kuptojë se familja dhe momentet e përditshme kanë një rëndësi të veçantë. /Telegrafi/