Vedat Muriqi flet pas dy golave të realizuar ndaj Osasunas

Vedat Muriqi ishte protagonist absolut në ndeshjen e fundit të Mallorcas, duke shënuar dy gola në barazimin 2-2 në udhëtim ndaj Osasunas të shtunën. Performanca e tij e jashtëzakonshme i dha epitetin e lojtarit më të mirë të ndeshjes, duke i dhënë ekipit energji dhe shpresë për rezultatin, megjithëse skuadra nuk arriti të marrë tri pikët. Pas ndeshjes, Muriqi foli për transmetuesin televiziv Movistar , duke komentuar mbi performancën e tij individuale dhe ecurinë e ndeshjes. Vedat Muriqi shpallet ‘Lojtari i Ndeshjes’ pas dy golave të realizuar ndaj Osasunas Muriqi tregoi kënaqësinë për formën e tij personale, duke theksuar se ndonëse ka pasur një performancë të shkëlqyer, Mallorca kishte mundur të marrë më shumë nga kjo përballje. “Një përfundim i papritur. Kishim dy gola epërsi, këto ishin pikë shumë të rëndësishme. Do të donim që t’i merrnim tri pikët për shkak të mënyrës se si shkoi loja, por edhe një pikë është në rregull marrë parasysh këtë stadium të vështirë”. “Në fund, ata e morën një pikë nga ne. Na vjen keq por duhet të vazhdojmë. Te momenti i golit topi arriti tek unë ndërsa unë vrapova. E ndieja se do ta fitoja atë top”, ka deklaruar sulmuesi dardan./ Telegrafi /