Barcelona ka marrë tri pikë të rëndësishme në javën e 27-të të La Liga, pasi e mposhti Athletic Bilbaon me rezultat minimal 1-0 në udhëtim në një përballje të luftuar. Pjesa e parë ishte e balancuar dhe me pak raste të rrezikshme. Në minutën e 42-të vendasit menduan se kaluan në epërsi kur Inaki Williams dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në anën tjetër, në fund të pjesës së parë Ferran Torres iu afrua golit pas një goditjeje nga zona, por tentativa e tij kaloi shumë pranë shtyllës së majtë. Në fillim të pjesës së dytë të dy trajnerët bënë ndryshime për të rritur ritmin e lojës. A true love story ❤️ #AthleticBarça | #LaLigaHighlights pic.twitter.com/NaI0cbPIB9 — FC Barcelona (@FCBarcelona) March 7, 2026 Oihan Sancet pati një rast të mirë për Athletic Bilbao në minutën e 58-të, por portieri Joan Garcia reagoi në mënyrë fantastike duke ndalur goditjen e tij nga brenda zonës. Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e 68-të. Lamine Yamal mori një pasim të shkëlqyer dhe goditi fuqishëm drejt portës, ndërsa topi u përplas në shtyllë dhe përfundoi në rrjetë për golin e vetëm të takimit 1-0. Pas kësaj fitoreje Barcelona vazhdon si lidere e tabelës në La Liga me 67 pikë të grumbulluara, katër më shumë se Real Madridi në vendin e dytë që ka 63 sosh./ Telegrafi / Standings provided by Sofascore