Nuanca buttercream blonde premton shkëlqim natyral dhe elegancë, por ekspertët paralajmërojnë se nuk është zgjedhja ideale për çdo lloj teni dhe flokësh Nëse po mendoni të ndryshoni ngjyrën e flokëve pa transformime drastike dhe pa vizita të shpeshta në sallon, një trend i ri mund të jetë zgjedhja ideale. Bëhet fjalë për buttercream blonde , një nuancë bionde e ngrohtë dhe e butë që u jep flokëve shkëlqim natyral dhe elegancë. Ndryshe nga tonet shumë të ftohta ose platin që kanë dominuar vitet e fundit, kjo ngjyrë sjell ngrohtësi dhe një efekt drite natyrale në flokë. Çfarë është kjo nuancë Buttercream blonde është një kombinim i toneve të ngrohta bionde, paksa të arta dhe shumë të buta. Qëllimi i kësaj teknike është një kalim natyral i ngjyrës pa kontrast të fortë mes rrënjës dhe gjatësisë së flokëve. Rezultati është një pamje elegante dhe shumë natyrale, transmeton Telegrafi. Kujt i shkon më shumë Kjo nuancë duket veçanërisht mirë te personat me ten të çelët ose mesatar dhe përshtatet bukur me flokë natyrshëm bionde të errët ose kafe të çelët. Është zgjedhje e mirë për ata që duan të bëhen bionde pa një ndryshim shumë të madh. Kujt mund të mos i përshtatet Personave me nënton shumë të ftohtë të lëkurës kjo nuancë e ngrohtë mund të theksojë skuqjen në fytyrë. Gjithashtu, te flokët shumë të errët arritja e kësaj ngjyre kërkon disa faza zbardhjeje, gjë që mund të dëmtojë flokun. Pikërisht për shkak të pamjes natyrale dhe mirëmbajtjes më të lehtë, shumë ekspertë besojnë se buttercream blonde do të jetë një nga ngjyrat më të kërkuara të flokëve në pranverën e vitit 2026. /Telegrafi/