Mot me diell dhe temperatura pranverore

Të dielën në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin mes 1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 14 deri 16 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/