Policia e Kosovës ka shënuar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite si simbol i barazisë dhe fuqizimit të grave në shoqëri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe përkushtim në luftën kundër dhunës ndaj grave. “8 Marsi nuk është vetëm lule! Është zë, barazi, fuqizim dhe simbol për ndalimin e dhunës ndaj grave!”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Policia. Në këtë mesazh theksohet se kjo ditë nuk duhet të shënohet vetëm me urime dhe dhurata simbolike, por edhe me reflektim për të drejtat e grave dhe për angazhimin e përbashkët për të parandaluar dhe luftuar çdo formë dhune ndaj tyre. Dita Ndërkombëtare e Gruas shënohet çdo vit më 8 mars në mbarë botën, duke theksuar arritjet e grave në shoqëri dhe duke ngritur zërin për barazi dhe respekt të të drejtave të tyre. /Telegrafi/