Mbrëmë në Las Vegas u zhvillua eventi UFC 326, ku ndeshja kryesore e mbrëmjes ishte përballja mes Max Holloway dhe Charles Oliveira. Në lojë ishte rripi BMF , një titull simbolik në Ultimate Fighting Championship që i jepet luftëtarit më të fortë dhe më spektakolar. Holloway hyri në këtë duel si kampion në fuqi. Megjithatë, Oliveira dominoi përballjen dhe arriti ta marrë rripin pas pesë raundeve, duke fituar me vendim unanim të gjyqtarëve (50-45, 50-45, 50-45). Max Holloway pointed down in the final 10 seconds of the fight, and got caught with a right hand by Charles Oliveira #UFC326 pic.twitter.com/F1TyK9N84k — Championship Rounds (@ChampRDS) March 8, 2026 Braziliani ishte më i mirë gjatë gjithë ndeshjes. Skenari i pesë raundeve ishte pothuajse i njëjtë: pas një shkëmbimi të shkurtër goditjesh në këmbë dhe përpjekjeve të Holloway për të sulmuar, Oliveira e çonte shpejt luftën në tokë, ku kishte kontroll të plotë dhe ku Holloway e kishte shumë të vështirë të kundërpërgjigjej. Në dhjetë sekondat e fundit të ndeshjes, Holloway tentoi të përsëriste momentin e famshëm nga dueli me Justin Gaethje në vitin 2024, kur e ftoi kundërshtarin në mes të oktagonit dhe e nokautoi në sekondën e fundit për të fituar rripin BMF. Këtë herë, megjithatë, tentativa nuk funksionoi ndaj Oliveirës, i cili madje arriti ta rrëzonte edhe në momentet e fundit të luftës. /Telegrafi/