Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka përkujtuar rëndësinë e rolit dhe kontributit të grave në shoqëri. Në një mesazh të publikuar sot, ajo tha se çdo arritje e grave përbën një hap përpara për shtetin dhe demokracinë e vendit. “Nderojmë kontributin e grave në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të fortë dhe më të barabartë. Çdo arritje e tyre është një sukses për gjithë ne,” shkroi Haxhiu, duke uruar 8 Marsin të gjitha grave. Ky mesazh vjen në një ditë kur përkujtohet rëndësia e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave në të gjitha fushat e jetës. /Telegrafi/