Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar të gjitha gratë shqiptare me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Në një mesazh të publikuar në Facebook, ai shprehu falënderimin për rolin e rëndësishëm të grave në familje dhe shoqëri, duke uruar që pjesëmarrja dhe kontributi i tyre të rritet vazhdimisht. “Mirëmëngjes dhe urime për të gjitha gratë, nënat, motrat, gjyshet dhe vajzat shqiptare. Jo vetëm falënderim për gjithçka bëjnë çdo ditë, por edhe urim që angazhimi dhe zëri i tyre të forcohet më shumë, duke sjellë përparim dhe energji në Shqipëri. Ju uroj një të diel të paqtë,” shkroi Rama. /Telegrafi/