"Mezi ke pritur të dal unë nga dera", kriset raporti mes Mirit dhe Rogertit, përplasje edhe me Arbër Hajdarin

Marrëdhënia mes Mirit dhe Rogertit në Big Brother VIP Albania duket se ka marrë një tjetër drejtim pas rikthimit të Rogertit në shtëpi. Dy banorët, që më parë konsideroheshin aleatë në lojë, u përfshinë në një debat të fortë gjatë spektaklit, ndërsa në diskutim u përfshinë edhe Juela dhe opinionisti Arbër Hajdari. Rogerti: Mos bëj viktimën para shqiptarëve, mezi ke pritur të dal unë nga dera, se jam konkurrent i fortë. Ti mezi pret që të dal unë BBVA/YouTube Miri: Pse u preke, o burrë? Rogerti: Unë lë kokën për ty si njeri, por jo në lojë. Viktimën nuk e dua unë. Miri: Unë e tregova shumë mirë dhe i qëndroj atyre fjalëve. Ka 10 ditë që po përmendet fjala “besëprerë”. Kur jemi bashkë kundër disa konkurrentëve, jemi bashkë dhe e mbaj derisa të dal. Për Rogertin, bën provokime gjithë ditën që unë do bashkohem me Selin. A mos do ti të bashkohesh me Selin? Rogerti: Kjo pritet për t’u parë, për momentin kam Juelën. Arbër: Ti (Juela) dhe Miri as nuk lëvizët për Rogertin. Nëse e do njëri brenda shtëpisë, del dhe e ndalon. Miri dhe Juela nuk e kanë në listë Rogertin. Juela: Unë e kam në listë Rogertin. Arbër: Ti, Miri, e ke frikë Rogertin, ai po bën betejat e veta. Rogerti: Miri mbaron pas Selinës, janë mix këta. Ti, Arbër, do të na përçash mua me Juelën. Arbër: Nuk të duan, se po të donin nuk do të linin të ikje. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com