Haxhiu me bashkëpartiake nderojnë të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me deputete të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe te memoriali “Heroinat”, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsin. Haxhiu tha se kujtimi për të mbijetuarat e dhunës seksuale është më i thellë në ditën e gruas, raporton KosovaPress Sot ajo kujton sakrificën e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit ne Kosovë por edhe atyre para, gjatë dhe pas luftës. “Sot në ditën që i dedikohet të gjitha grave dhe vajzave në mbarë botën, kujtimi për të mbijetuarat e dhunës seksuale është edhe më i thellë. Qëndrueshmëria dhe dinjiteti i tyre është forca jonë, prandaj sot le të kujtojmë edhe sakrificën e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, por po ashtu edhe sakrificën e të gjitha grave që kanë kontribuar për Republikën e Kosovës çoftë para, gjatë por edhe pas luftës. Le të kujtojmë sukseset, le t’i nderojmë ato, t’i duartrokasim sukseseve të secilës grua të Republikës, secilës vajzë çoftë në shoqëri, familje apo institucione. Si kryetare e Kuvendit do angazhohem maksimalisht në këtë drejtim”, tha Haxhiu./kp/