"Janë forca që mban botën gjallë”, Stenaldo uron gratë për 8 Mars

Gjatë spektaklit të së shtunës në Big Brother VIP Albania, në momentin kur banorët po bënin nominimet e tyre, Stenaldo shfrytëzoi rastin për të përcjellë një mesazh të veçantë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas . Banori u ndal për pak çaste për të uruar të gjitha gratë, duke e nisur mesazhin e tij me familjen. Ai dërgoi një urim të veçantë për nënën dhe gjyshen e tij, duke treguar se i mungojnë shumë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother. BBVA/YouTube “Urime 8 marsin të gjithëve, mbi të gjitha uroj mamin dhe gjyshen time dhe i puth fort, më ka marrë malli për ta. Urime të gjitha grave, janë forca që mban botën gjallë”, u shpreh Stenaldo. Mesazhi i tij u prit me duartrokitje dhe vlerësim nga publiku, ndërsa momenti u kthye në një nga çastet më të dashura të spektaklit. /Telegrafi/