Sulmuesi Albion Rrahmani është kthyer të luajë te Sparta Praga, në fitoren e thellë 5-2 ndaj MFK Slovacko, në kuadër të javës së 26-të të elitës së futbollit çek. Ai u fut në lojë nga minuta e 72-të për Sparta Pragën, pasi mungoi në ndeshjen e shkuar. Sparta kaloi në epërsi me dy gola në pjesën e parë, ndërsa tre të tjera u shënuan në pjesën e dytë, duke vulosur fitoren e thellë. Në minutën e 79-të, një gol i Spartës u anulua, ku asistues ishte pikërisht Rrahmani, i cili tregoi se po rikuperohet mirë pas mungesës në ndeshjen e kaluar. Ky minutazh i sulmuesit kosovar tregon se ai është në formë dhe pritet të jetë gati për ndeshjet e marsit me Kosovën. ⏱️ 72. MINUTA Kuchta a Rrahmani nahrazují Grimalda s Irvingem [ACS 3:1 FCS] — AC Sparta Praha (@ACSparta_CZ) March 15, 2026 Me këtë fitore, Sparta Pragë ruan vendin e dytë në tabelë me 54 pikë, dhjetë më pak se lideri Slavia Prague, që udhëheq me autoritet në elitën çeke. /Telegrafi/