Banorëve të një qyteti në Angli po u shkruhet numri '67' në makinat e tyre - dhe nuk e kanë idenë pse

Në qytetin Worcester të Anglisë, banorët janë përballur me një valë vandalizmi pasi në dhjetëra makina është gdhendur numri “67”. Automjetet e parkuara në dy rrugë thuhet se janë dëmtuar gjatë tre javëve të fundit, duke u shkaktuar pronarëve dëme që arrijnë qindra funte. Banorët dyshojnë se pas kësaj qëndron një grup nxënësish që e kanë kthyer në “lojë” gërvishtjen e makinave. Disa prej tyre thonë se trendi “six seven” është bërë i njohur mes të rinjve, por theksojnë se situata tashmë ka kaluar kufijtë e argëtimit. Policia e rajonit West Mercia Police ka konfirmuar se ka marrë raportim për dëmtim të pronës më 5 mars dhe rasti është në hetim. Ndërkohë, komuniteti lokal ka njoftuar shkollat dhe po kërkon mënyra për të ndaluar vandalizmin. /Telegrafi/