Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur si “Lojtari më i mirë i turneut” në ESL Pro League. “makazze” ishte i jashtëzakonshëm në finale të dielën ndaj Aurora, ku NaVi fitoi me rezultat 3-1 në mape. Gjatë tërë turneut, “makazze” dhuroi paraqitje fenomenale dhe kësisoj me plot meritë e fitoi epitetin e “Lojtarit më të mirë të turneut”. Kësisoj, ai bëhet lojtari i parë shqiptar që e fiton një çmim të tillë, si dhe i pari që ka fituar një trofe të nivelit më të lartë, pasi siç e dimë ESL Pro League është liga më e fortë në botë për CS2. Pas trofeut, ylli i Kosovës deklaroi se është hera e parë që e fiton andaj po ndihet i emocionuar. “Jam i emocionuar, është hera e parë. Po ndihem mirë, thjesht mirë”. Let's hear from your #ESLProTour DHL MVP @makazzee @stunna spoke with him after receiving the trophy @DeutschePostDHL #ESLProLeague pic.twitter.com/tX5kOLnVLM — ESL Counter-Strike (@ESLCS) March 15, 2026 NaVi arkëtoi 100 mijë dollarë përpos trofeut, ndërsa brenda një periudhe të shkurtër do të rikthehet në “aksion”, ndaj B8 për turneun tjetër – Blast Open Rotterdam./ Telegrafi/