E shtrembëron dhe e përqesh, familja e Brikenës i reagojnë Gimbos: Të merresh me fytyrën e një vajze është thjesht ‘ulërimë’ për vëmendje

Ngjarjet në Big Brother VIP Albania 5 duket se reflektojnë edhe jashtë atij formati. Së fundmi një gjest i Gimbos ka marrë vëmendje të madhe dhe është shpërndarë gjithandej. Madje edhe në Instagramin zyrtar të modeles, që menaxhohet nga familjarët. Foto: Instagram DJ nga Kosova e përqesh dhe tallet me pamjen e saj, ndonëse ky veprim mori reagime të shumta. Në Instagram të Brikenës është ndarë videoja e Gimbos dhe shkruan: "E kuptojmë panikun e nominimit, po të merresh me fytyrën e një vajze është thjesht ‘ulërimë’ për vëmendje". "Disa kanë mimika, e disa kanë vetëm maska që po u bien çdo ditë. Publiku i sheh të dyja. Kush qesh i fundit, qesh më mirë", thonë më tej. Brikena dhe Gimbo ndërkaq janë në televotim për të martën, ku njëri prej tyre do të eliminohet nga gara. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Brikena Selmani (@itsbriki)