Hygerta Sako ka pranuar se u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova 4 edhe për shkak të çështjeve ekonomike, pasi është një nënë vetushqyese. “E dija që shumë njerëz do të pëlqenin banorë të tjerë, por isha e lumtur se ata që do më donin, do më donin prej vërteti”, tha ajo. “Ata që janë pak më të rritur më kanë kuptuar, ma kanë vlerësuar edhe logjikën e analizën. Kurse brezi i ri kanë tjetër formë të menduarit, logjikuarit”, tha Sako në “Sol” në Klan Kosova. Foto: YouTube Prezantuesja e sportit arriti deri në finale të këtij edicioni, duke u renditur e pesta. Ndonëse sipas një pjese të madhe nuk e meritonte finalen meqë ishte në gjumë gjatë gjithë kohës. Ajo tani po vazhdon me angazhimet e saj profesionale pas përfundimit të formatit. Sako gjithashtu është parë këto ditë në disa qytete të Kosovës. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com