“makazze” pasi u shpall “Lojtari i turneut”: Po shkruaj historinë time si Bad News Eagles

Drin Shaqiri i njohur me nofkën “makazze” thotë se po ndihet sikurse po shkruan historinë e tij pasi e fitoi çmimin “Lojtari i turneut”. “makazze” ishte fantastik gjatë tërë turneut të ESL Pro League, ku Natus Vincere e mposhti Auroran në finale me rezultat 3-1 në mape. Pas triumfit, ylli i Kosovës rikujtoi ekipin Bad News Eagles duke deklaruar se tani po shkruan historinë e tij. “Është ndjenjë e pabesueshme. Para kësaj, Bad News Eagles po bënte historinë duke u kualifikuar në Major për tre herë”. “Tani, kam fituar një turne tier-1 dhe ndihem sikur po shkruaj historinë time. Shpresoj se do të kem shumë “Lojtari më i mirë i turneut” në të ardhmen”, deklaroi ai. makazze after winning MVP: "It’s an incredible feeling. Before this, Bad News Eagles were making history by qualifying for the Major three times. Now I’ve won a Tier-1 tournament and it feels like I’m writing my own history. I hope there will be many more MVPs in the future." pic.twitter.com/INXeOcK5FO — NaviFanpage (@fanpagenavi) March 15, 2026 Ndërkohë, Natus Vincere më 18 mars do të rikthehet menjëherë në “aksion” për t’u përballur me B8 në kuadër të një tjetër turneu të madh, pra Blast Open Raterdam./ Telegrafi/